Risitë në Dubai s’kanë të ndalur!
Mediat e huaja bëjnë me dije se në Dubai po planifikohet të ndërtohet një tren me shpejtësi shumë të lartë i cili do të përshkojë tunelin nënujor dhe do të ofrojë pamje fantastike të jetës detare. Ky tren do të nisë rrugëtimin e tij nga Dubai në Indi, veçanërisht për udhëtarët që shkojnë në Mumbai.
Udhëtimi prej 1200 miljesh mund të përdoret si transport publik, por edhe si një rrugë për transportin e ujit dhe naftës me shpejtësi deri në 1000 km/orë.
Në fakt, ky nuk do të ishte tuneli i parë nënujor, pasi tuneli i Kanalit që lidh Britaninë e Madhe me Francën ka qenë funksional që nga viti 1994.
Megjithatë ndërtimi i tij do të ishte mbresëlënës.