Ky stadium që shihni në foto vitin tjetër do të jetë një nga ngjarjet më epike të Kupës së Botës në Rusi. Edhe pse kjo ndërtesë ka qenë gjithmonë e bukur dhe plot ngjyra, duhej një ndryshim i madh: numri i tifozëve.
Kapaciteti prej 27 mijë vetësh është shumë pak për FIFA-n, kështu që rusët do ta çojnë numrin në 45 mijë. Si do të bëhet kjo? Duke shtuar një pjesë gjigante jashtë stadiumit. Suksesi i ndërhyrjes është i garantuar, edhe pse ju duket si një projekt i së ardhmes në rubrikën “Kuriozitete”.
Në strukturën shtesë do të ketë vend për 18 mijë tifozë të tjerë.Kjo “shpikje” do të bëhet në Jekaterinenburg. Emër i padëgjuar? Ndoshta, por duke nisur nga qershori nuk do të jetë kështu. Rusët e duan gjithçka të përkryer për Botërorin dhe punët po ecin shkëlqyeshëm.





