Ka ndërruar jetë këtë të premte Nuhi Cenaj.

Lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e ka bërë me dije vëllai i tij, Myrteza Cenaj përmes një postimi në “Facebook”:

“Inna Lillahi wa inna ilayhi raji’un”
“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi”

Ja ka dorëzuar shpirtit Krijuesit të Gjithësisë, Nuhi Cenaj zemra e shtëpisë tonë, pas një lufte të fortë prej 2 vitesh me jetën…
O Allah të lutem në këtë ditë të xhuma pranoje në mëshirën tënde dhe pranoje prej shehidëve”, shkruan vëllai i tij, në postimin përmes së cilit, miq e të afërm, e personazhe publike po ashtu, i janë bashkuar dhimbjes së familjarëve.

Është shumë e rëndë edhe fjalët janë të vakëta në këto raste, pasi unë vetë e kam provuar diçka të tillë. Ishalla shpirti i shkoftë në xhenet edhe juve ju dhënt Zoti fuqi për ta përballu këtë dhimbje të madhe.

Zoti e bëftë prej banorëve të Xhenetit! Ngushëllime për këtë humbje në moshë kaq të hershme!

Zoti e meshirofte Vella. Jam deshmitare i mundeve dhe perpjekjeve qe bet. Zoti ju dhente durim,” janë disa prej komenteve.

Varrimi bëhet të shtunën në orën 11:00 në Xhafzotaj, Durrës.