Burrë e grua, Aleko dhe Afërdita Kosta, që u vranë sot nga fqinji i tyre, njëherësh dhe kushuriri, janë personazhe të njohur. Aleko Kosta është saksofonist, ndërsa bashkëshortja e tij, mësuese, të dy të dashuruar pas njeri-tjetrit falë muzikës së pari. 

Ata janë shfaqur tek programi "E diela shqiptare" në rubrikën "Ka një mesazh për ty",  si të ftuarit e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea në janar 2016 për t'i përcjellë njëri-tjetrit dhe mbarë shqiptarëve, mesazhin e dashurisë dhe të pasionit për gjërat e bukura të jetës.

Afërdita do t’i bënte në atë kohë bashkëshortit të saj një surprizë e ky i fundit, sapo në ekran shfaqej Afërdita do të reagonte duke thënë “shpirti im”.

"Shpirti im që i dha kuptim jetës time. Është njeri shumë njerëzore, shpërndan shumë mirësi", shprehej 66-vjeçari për të.

"Po unë nuk mund të bëja ndryshe. Që je një burrë i bukur nuk e shoh vetëm unë e shohin të gjithë…", ishin fjalët me të cilat bashkëshortja e tij 49-vjeçare do t’i drejtohej të ndjerit.