Aventura në Euro 2024 përballë Zvicrës përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme dhe për Luciano Spallettin është koha për shpjegime.

“Unë u përpoqa ta rinovoj pak ekipin dhe meqenëse do të qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen. Kam bërë diçka të gabuar dhe jam përgjegjës kryesor, nuk kemi bërë atë që duhet. Ne u kthyem në pikën zero pas humbjes kundër Zvicrës, por unë e di se çfarë duhet të bëj”, shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp, i cili më pas falenderoi tifozët.

“Do të doja të falënderoja tifozët që ishin pranë nesh dhe na treguan aq shumë dashuri dhe lojtarët për disponueshmërinë e tyre dhe stafin e të gjithë Federatës që gjithmonë u përpoq të gjente zgjidhje për problemet që hasëm. Është e trishtueshme sepse ne nuk bëm atë që prijte. Unë jam në gjendje të tregoj nivelin e cilësisë së këtij grupi”, tha Spalletti.