Astrologët dinë pikën e dobët dhe të metën e secilës, shikoni se cila e metë është juaja.

Në vend që të fajësoni faktorë të shumtë të tjerë për shprehitë tuaja të këqija në dashuri, thjesht të gjitha ia vishni shenjës suaj të horoskopit.

Disa prej nesh janë të vetëdijshëm, ndërsa disa nuk vërejnë që veprojnë keq.

Mësoni se si astrologjia i sheh shprehitë tuaja të këqija në dashuri.

Dashi

Ik sapo  të shikoni monotoni apo kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës suaj. Natyrisht ky nuk është faji yt, por i të gjithë personave të lindur në këtë shenjë.

Demi

Kur gjen partnerin mjaft të qëndrueshëm me të cilin ndihesh rehat, dëshiron të kalosh në gjendje rehatie dhe  të qëndroni atje përgjithmonë. Ju ndiheni rehat, ndërkaq partneri juaj me siguri ndien monotoni.

Binjakët

Saboton çdo lidhje tuajën madje edhe kur çdo gjë është në rregull. Askush nuk e di përse është kështu, ndoshta për shkak se në vete ke binjakun e keq i cili me qëllim bën probleme.

Gaforrja

Të nevojitet kujdesi dhe dikush që do të të mbulojë me komplimente, dhe, nga ana tjetër, të nevojitet kohë për veten dhe dëshiron që të gjithë të të lënë të qetë. Natyrisht, të gjitha këto i dëshiron përnjëherë, gjë që është mjaft irrituese ndaj çdokujt që ka punë me ty.

Luani

Jo vetëm që mendon që idetë tuaja janë më të mirat në botë, por akoma edhe keni nevojë t’i urdhëroni të tjerët, duke menduar që thjesht nuk ekziston opsioni më i mirë nga ai që të pëlqen ty.

Virgjëresha

E meta jote më e madhe është përsosmëria, ndërkaq ti e konsideron virtyt. Theksimi i gjërave të cilat nuk i pëlqejnë partnerit nuk është vetëm pasion yti i dorës së dytë, por qëndrim yti.

Peshorja

Afërsia dhe komunikimi juaj janë karaktere aq të theksuara sa që ndonjëherë harron personin me të cilin je në lidhje.

Akrepi

Ti mendon që partnerit i jep përparësi dhe dashuri të pakusht, pra pikërisht je vetëm shumë posesive, xheloze dhe shpesh agresive. Thotë horoskopi, jo ne.

Shigjetari

Gjithanshmëria të tërheq në të gjitha anët dhe lënia pas dore e partnerit nuk është dukuri e huaja. Natyrisht ti nuk e vëren fare problemin dhe merresh vetëm me gjërat që të interesojnë në atë moment.

Bricjapi

Bricjapët përpiqen t’i arrijnë qëllimet e tyre, mirëpo shumë shpesh harrojnë të qetësohen, prandaj edhe tregojnë mosmirëkuptim ndaj partnerit i cili ndonjëherë vetëm dëshiron të kënaqet me jetën.

Ujori

Adhuron të joshësh njerëzit dhe t’i detyrosh që të dashurohen me ty, madje edhe nëse nuk ke kurrfarë qëllimi të jesh më shumë se mik.

Peshqit

Dashurinë e ndan me të gjithë, mirëpo kur është fjala për grindjet, dëshiron të tërhiqesh dhe të presësh që gjërat të zgjidhen vetvetiu. Për këtë shkak dukesh goxha shumë monotone në lidhje – nuk mund të jetë çdo gjë e mrekullueshme dhe plot lule.