Bërja e urimeve për ditën e grave është shumë e thjeshtë. Ato nuk duhet të jenë banale, mund të kenë pak ironi, por jo të tepruar. Më poshtë ju sjellim disa prej shprehjeve më argëtuese që mund t’ai dedikoni mikeve, grave, mamave, apo të dashurave tuaja. Por shprehjen argëtuese mos harroni ta shoqëroni me një degë mimoze, apo me tortën “Mimoza”.
1- Gruaja e kafshoi mollën 10 minuta para burrit… Dhe që atëherë i ka ruajtur ato 10 minuta avantazh.
2- Gruaja kur pregatit valixhen nuk vendos çfarë të marrë me vete, por çfarë të lërë në shtëpi.
3- Pas një burri ka gjithmonë një grua, por ka ndaluar tre dyqane pas, për të parë këpucët.
4- Gratë nuk pyesin. Gratë verifikojnë.
5- Gratë seksi i dobët? Keni provuar ndonjëherë t’i merrni mbulesën natën?
6- “Më thuaj diçka që më bën të ndihem grua!” -“Ke të drejtë”
7- Nëse do të dish çfarë mendon një grua provo të imagjinosh një Browser me 472629276264020258776 dritare të hapura.
8- “Vazhdo, bëje ti!” Nuk është leje, është sfidë.
9- Një grua nuk njihet asnjëherë deri në momentin që përballeni me të në gjykatë.
10- Gruaja përgjysmon dënimet, dyfishon gëzimet dhe trefishon shpenzimet.
11- Gratë nuk kanë asgjë për të veshur. Por kjo “asgjë” zë 90% të dollapit dhe 97% të mbajtëses së këpucëve.
12- Zoti bëri gruan të dytën, sepse nuk donte këshilla ndërsa bënte burrin.
13- Hedhin dyll të nxehtë për t’u depiluar, rrisin një fëmijë brenda vetes, por mos guxoni t’i tregoni një merimangë.
14- Të jesh grua është e vështirë, sepse ke të bësh mbi të gjitha me meshkujt!
15- Ka vetëm dy mënyra që një burrë të bëjë për vete një grua: 1.Të jetë vetvetja. 2. Të jetë këpucë!
16- Duhen 20 vjet që një grua ta konsiderojë si birin e vet një djalë tjetër, por vetëm 20 minuta për ta konsideruar idiote një grua tjetër!
17- Disa gra preferojnë të jenë të bukura, sesa inteligjente. Bëjnë mirë! Shumë burra kanë më të zhvilluar shikimin sesa trurin.
18- Gratë nuk e dinë çfarë duan, por dinë si ta arrijnë!
19- Radiologu është burri i vetëm për të cilin gruaja është vërtetë “transparente”.
Burimi:Alfemminile.com
Përshtati: R.O.