"Shpresa e jetimëve" ka përmbyllur suksesshëm aktivitetin e fundvitit 2017.

Nën kujdesin e kësaj Shoqate dhe me mbështetjen e donatorëve që asnjëherë nuk mungojnë, u bë e mundur që fëmijët jetimë të buzëqeshin dhe të festojnë duke mos u ndjerë të braktisur por të barabartë me të tjerët.

Me moton, "Dritat e festës janë buzëqeshja juaj", organizatorët janë përpjekur që këta fëmijë të mos qëndrojnë në prapavijë nga fatkeqësia apo pamundësia për të festuar.

Znj. Majlinda Jashari dhe znj. Hygerta Balla sipërmarrëse, në bashkëpunim me një grup të vogël studentësh të universitetit "Aleksandër Moisiu" në master shkencor, mësimdhënie në psiko – socio, me dëshirën e madhe kontribuuan sipas mundësisë dhe ju bashkangjitën këtij donacioni.

Shoqata "Shpresa e jetimëve" duke shprehur mirënjohje pafund, bën thirje për solidarizim dhe bashkëpunim karshi fëmijëve jetimë.