17 janar 2015 –  Përfaqësuesja shqiptare e shpresave do të niset këtë të dielë për një minifazë përgatitore në Turqinë në kuadër të pregatitjeve për fazën eleminatore të kampionatit të ardhshëm europian për këtë grupmoshë.

Gjatë ditëve përgatitore në Turqi ku në këtë periudhë zhvillojnë fazën stërvitore të dimrit edhe shumë skuadra europiane por edhe përfaqësuese të tjerra ytë moshave, bashkë me programin e detajuar stërvitor të hartuar nga trajneri Skënder Gega , kuqezinjtë e rinj do të zhvillojnë edhe disa takime miqësore  të cilat do t'i shërbejnë trajnerit Gega jo vetëm për evidentimin e elementëve e kontrollin e formës së tyre, por dhe kolaudimin e skuadrës duke parë gjendjen e saj në krahasim me kundërshtarë të nivelit të lartë.

Në Turqi, shpresat shqiptare do të ndeshen fillimisht kundër kombëtares së Iranit në 20 janar, dy ditë më pas është pogramuar një test përballë përfaqësueses së 21 vjecarëve të Ukrainës ndërsa turi i miqësoreve do të mbyllet të dielën e 25 janarit përballë kombëtares U-22 të Kinës. Gjatë stejxhit stërvitur në Turqi trajneri Gega nuk do të mund të ketë në dispozicion 11 futbollistë nga skuadra të huaja dhe 6 nga skuadra shqiptare të cilët kishin marrë një ftesë por nuk u lejuan të marrin pjesë në këtë tur.