Italia vazhdon të jetë e tronditur nga numri i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.
Sot kurba e pandemisë ka regjistruar një reduktim të lehtë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.
Dita e sotme ka regjistruar 525 viktima më shumë se një ditë më parë, duke e çuar numrin total të tyre në 15887. Ndërsa në Lombari janë regjistruar 249 të vdekur.
Rastet e reja janë 2972 duke e çuar në 91274 numrin total të rasteve aktive. Personat e infektuar deri më sot kanë arritur më 128 948, sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali.
Pacientët e shëruar kanë arritur sot në 21 815.





