·Kandidatit të majtë ia “dredhin” edhe “Dita”, “Shekulli”, ATSH-ja 

DURRËS, 15 maj 2015 –  Në një kërkim të kryer nga portali “durreslajm.com” del se kandidatja e opozitës për bashkinë e Durrësit Grida Shqina (Duma) është më e pranishme në gazeta se rivali i saj i shumicës qeverisëse Vangjush Dako. Shtabi elektoral i Shqina-Dumës ka arritur të sigurojë akses jo vetëm në gazetat e opozitës (“Panorama”, “Gazeta shqiptare”, MAPO etj.), por edhe në ato të pronarëve deputetë të PS-së si “Dita” dhe “Shekulli”, si dhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ku drejtor është nga LSI-a. Është interesant fakti që ATSH-ja, ndonëse merr njoftime të përditshme nga zyra e shtypit e bashkisë, fut një në pesë lajme për Dakon, kurse për Shqina-Dumën zbardh edhe kronika televizive apo njoftime nga faqja e saj në rrjetin social FB. Nga ana tjetër, Dakoja ka akses vetëm në “Tema”, “shqiptarja.com.”, “Telegraf”.

/red. pol. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/