Në një konferencë të përbashkët me homologun grek Dendias, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka theksoi se të dyja palët janë të angazhuara në diskutime të vazhdueshme për çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

Xhaçka tha se për çështjen e delitimimit të kufijve të dyja palët janë të angazhuara për gjetjen e një zgjidhjeje në Gjykatën Ndërkombëtare.

“E konsiderojmë Greqinë një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi në një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohen në rrugën e fqinjësisë së mirë. E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuara ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin te gjykata ndërkombëtare”, tha ajo.

Xhaçka tha se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje mes dy vendeve për çështjen e pensioneve.

“Të dyja palët kanë vullnet për një bashkëpunim edhe në fusha të tjera sociale, kulturore, të cilat janë ura për thellimin e bashkëpunimit. Produkt është edhe kërkesa jonë për negociimin dhe nënshkrimin për pensionet, nga i cili do të përfitojnë dhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, sa i përket situatës në rajon, por edhe më tej”, tha Xhaçka.

Po ashtu, Xhaçka theksoi se me homologun Nikos Dendias pati në një diskutim të frytshëm mbi marrëdhënien bilaterale mes dy vendeve tona, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë.

“Dendias vjen nga një tur rajonal, folëm për rajonin dhe Europën, dënojmë sulmin në Ukrainë, integrimi i Ballkanit perëndimor merr përparësi dhe përfshin dhe Kosovën. Greqia është mbështetesë për integrimin tonë dhe më lejo të të falenderoj, për këtë proces jetik”, tha Xhaçka.