Shqipëria nis të shtunën në mbrëmje aventurën në Euro 2024, në Dortmund, kundër Italisë, kampiones në fuqi të Europës.

Përballë është një kundërshtar shumë i fortë, që nuk e kemi mposhtur kurrë, por me mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve, që do të jenë të mazhorancë në “Signal Iduna Park”, gjithçka mund të ndodh.

Statistikat në përballet direkte flasin për të kaltrit me 4 fitore në katër ndeshje dhe 7 gola të shënuar që nga nëntori 2014.

Për kuqezinjtë Ardian Ismajli, ka shënuar golin e vetëm në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” në 16 nëntor 2022 fituar nga Italia 3-1, kur në pankinë ishte Edi Reja.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një Europian, pas premierës në 2016.

Pas disfatës 1-0 nga Zvicra dhe 2-0 nga Franca, kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi mundën 1-0 Rumaninë me golin e Armando Sadikut dhe e mbyllën aventurën në vendin e tretë në Grupin A.

Me Sylvinhon që zëvendësoi Edoardo Reja si trajner më 2 janar 2023, Shqipëria e nisi fushatën e saj kualifikuese 2024 me një humbje 1-0 në Poloni, por mbeti e pamposhtur më pas për të përfunduar në krye të Grupit E me 15 pikë. Rekordi ynë gjatë vitit të kaluar ishte 5 fitore dhe 3 barazime.

Një fakt për t’u veçuar është se 8 lojtarë të kombëtares luajnë në Itali dhe i njohin mirë kundërshtarët.

Përballja më interesante do të jetë mes kapitenit Berat Gjimshiti dhe sulmuesit Gianluca Scamacca, të cilët luajnë së bashku te Atalanta.

Edhe trajneri Sylvinho, ka një eksperiencë në Itali, duke qenë pjesë e stafit teknik të Mancinit te Interit në periudhën 2014-2016.

Disa fakte interesante sa i përket Italisë, të kaltrit e kanë fituar Europianin në vitin 1968 dhe në 2020, ndërsa ishin nënkampionë në 2000 dhe 2012.

Kjo është paraqitja e 11-të e Italisë në Europian, dhe e teta radhazi – për herë të fundit ata nuk arritën të kualifikoheshin në vitin 1992, teksa kanë janë kualifikuar në dy Botërorët e fundit.

Stadiumi i Dortmundit, i sjell fat Italisë, pasi ka luajtur dy herë, të dyja kundër Gjermanisë dhe ka rezultate pozitive.

Ndeshja më e rëndësishme ishte në 2006, ku me golate Grosso dhe Del Piero morën biletën për në finale, ku mundën edhe Francën, ndërsa në shkurt të 2011, të kaltërit barazuan 1-1 në Dortmund në një miqësore përballë Gjermanisë.

Ndërkohë Shqipëria ka luajtur vetëm një herë në Dortmund në nëntor 1981, por kujtimet janë të këqija, Gjermania Perëndimore fitoi 8-0 në ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 1982.