Sa i takon ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, për të shmangur ndonjë tension për ndonjë përleshje mes tifozëve janë marrë masat e para. Në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në “Loro Boriçi” në Shkodër, po merren masa të ashpra për të shmangur një përplasje të mundshme mes dy tifozerive. Aktualisht rreth 900 bileta janë rezervuar nga tifozët maqedonas por ndërkohë “Loro Boriçi” pritet të tejmbushet nga tifozët kuqezinj. Federata Shqiptare e Futbollit ka rezervuar për miqtë tribunën E5 (një nga pesë tribunat e ndara pas portave). Federata në bashkëpunim me forcat e rendit kanë rënë dakord që si masë sigurie të bllokohet edhe njëra nga tribunat e veçuara pas portave.