Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen me Maqedoninë për njohjen e të gjitha viteve të punës që shqiptarët kanë në Maqedoni dhe anasjellas.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, priti në një takim homologun maqedonas, Dime Spasov, me të cilin edhe firmosi marrëveshjen. Nga ana e tij, ministri maqedonas deklaroi se kjo marrëveshje do të rrisë lehtësinë e shkëmbimeve të punonjësve mes dy vendeve.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë qindra shqiptarë që punojnë aktualisht në Maqedoni, sikundër dhjetëra biznesmenë maqedonas që kanë hapur bizneset e tyre në vendin tonë.





