Në pikën kufitare në Qafë Thanë, nga sot hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë pikë kufitare është i pranishëm kryeministri i vendit Edi Rama, i cili thotë se ky program kufitar ka “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama shton se gjithashtu ka lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.

Qafë Thanë – Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara“, shkruan kryeministri Rama.