24 shkurt 2014 – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se qysh tashti e imagjinon një ndeshje të nxehtë futbolli me Serbinë. Ai uron që të mos bëhet “luftë”.
“Kemi të bëjmë vetëm me një ndeshje dhe vetëm si të tillë duhet ta konsiderojmë. I kuptoj ndjesitë tona karshi kësaj skuadre dhe besoj se aty nuk do të na duhet motivim pasi e kemi me tepri”, ka thënë Duka.
“Ndeshje me rrezikshmëri të lartë” është konsideruar edhe në Serbi ajo me Shqipërinë. Drejtues të Federatës së Futbollit të Serbisë kanë thënë se e kanë përvojën e organizimit të ndeshjeve të tilla.
“E fundit ishte kundër Kroacisë. Jemi mësuar që ndeshjet tona të marrin edhe konteks tjetër përvec atij sportiv. Ne bisedën e parë joformale me delegacionin e Shqipërisë, kemi mësuar që ata ndoshta do të presin përfaqësuesen tonë jashtë Tiranës”,
ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Zoran Lakoviq. Ndërsa tekniku i ekipit të Serbisë, Lubinko Druloviq, ka thënë se nuk do të jetë e lehtë të fitohet kundër Shqipërisë.
"E kam ndjekur ekipin Shqipëtar në ndeshjen me Portugalinë në eliminatoret e kaluara ku kjo e fundit mezi fitoi në Tiranë, me gol në minutën e 90-të", ka thënë ai.





