Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshjen më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.

Atmosfera në kryeqytet është entuziaste dhe çdo gjë është gati për një mbrëmje emocionuese futbolli. Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli.

Pak minuta para fillimit të sfidës, janë zbuluar formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë zgjedhur titullarët e kësaj përballjeje. Trajneri Silvinjo i ka shtangur të gjithë me titullarët. Surpriza është Shehu në mesfushë, i cili merr vendin e Ramadanit. Në të djathtë të sulmit, luan Broja, Hoxha në të majtë dhe Manaj në qendër.