DURRËS, 21 tetor 2014–  Në pritje të vendimit nga UEFA për duelin e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, në Vjenë do të takohen dy skuadra që mbajnë emrin e Kombëtareve përkatëse.

Në pritje të vendimit përfundimtar nga UEFA rreth ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, në Vjenë do të zhvillohet një takim mes klubeve që mbajnë emrat e Kombëtareve përkatëse.

Bëhet fjalë për duelin e nivelit inferior në futbollin austriak mes Kaiserbersdorf Serbia 08 dhe SV Shqipëria, që do të ndeshen më 9 nëntor në Vjenë.

Ekipi i SV Shqipërisë ka 25 pikë dhe është në seri prej tetë fitoreve të njëpasnjëshme, një barazimi dhe një humbjeje në dhjetë xhirot e para, kurse Serbia 08 është e dhjeta me 13 pikë.

Pas incidenteve në duelin në Beograd, mund të ndodh që të kemi telashe të reja në duelin e ri, edhe pse bëhet fjalë për një rang të ulët.