Po mbahet konferenca për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA. Ministrja për Europën dhe punët e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënieje:

Olta Xhaçka: Është një marrëdhënie që është kaq e fortë dhe e konsoliduar sa nuk arritën ta zbehin as 50 vjet komunizëm që u përpoq të zhdukte nga kujtesa e shqiptarëve çdo gjurmë të miqësisë mes vendeve tona duke i shpallur SHBA armikun e përbetuar. Kjo marrëdhënie nuk u zhbë pasi ngrihet mbi ndjenja të sinqerta. Willson e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm. Në 30 vitet e fundit i vetmi përfundim në të cilin mund të arrish është që koha ka justifikuar besimin ndaj SHBA dhe entuziazmin e shqiptarëve tek Amerika. Është e thjeshtë të shpjegosh pse shqiptarët çmojnë SHBA. Për ta kuptuar duhet ti bësh vetes disa pyetje të thjeshta. SI do të kishte qenë port tranzicioni pa SHBA, si do të i kishte qenë pozita e shqiptarëve në rajon pa mbështetjen e SHBA?