11 dhjetor 2014 –  Kombëtarja e Shqipërisë mund të luajë një tjetër miqësore luksi në "Elbasan Arena" para asaj me Francën që është programuar për në muajin qershor. Një kompani e madhe menaxhimi ndeshjesh i ka ofruar kuqezinjëve kombëtaren e Uruguajit. Është ende herët për të folur pasi nuk ka asgjë zyrtare. Bëhet fjalë për një ofertë të ardhur në adresë të FSHF-së që ende nuk është konkretizuar, por nëse ndodh do të realizohet pas ndeshjes eleminatore me Armeninë.

Çdo miqësore e këtij niveli, për më tepër e një kombëtareje që vjen nga ana tjetër e botës, e ka një "yçkël". Skuadra amerikano-latine kërkon shumë para që të jetë në Elbasan në mars. Nuk dihet me saktësi sesa para kërkon për të qenë në Shqipëri por gjithsesi mësohet se shuma është goxha e konsiderueshme.