Këtë vit, vendi ynë shënon 10 vjet anëtarësim në Aleancën Euroatlantike.

Në një postim në Facebook, ambasada e amerikane në Tiranë ka listuar 10 fakte të rëndësishme mbi rolin e Shqipërisë në NATO.

“Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj. #10VjetNATO #NeJemiNATO”– shkruhet në postimin bashkëngjitur videos.