“Shqipëria bëhet”, do të jetë lëvizja më e re qytetare, e cila do të prezantojë platformën e saj më 18 shtator.

Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, thuhet se në orën 18:30 do të prezantohet ekipi, programi, kauzat dhe hapat e mëtejshëm.

Njoftimi: 

Të nderuar përfaqësues të medias, me rastin e nisjes së lëvizjes qytetare “Shqiperia Bëhet”, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në aktivitetin zyrtar të prezantimit me publikun dhe median:

E hënë, 18 shtator 2023, ora 18:30,  pranë zyrave tona, rruga ‘Jeronim De Rada’ Tiranë.

Gjatë këtij eventi do të prezantohet ekipi, programi, kauzat tona dhe hapat e mëtejshëm.

Duke shpresuar në bashkëpunim të frytshëm nga ky moment e në vijim, do e vlerësonim prezencën tuaj dhe pasqyrimin mediatik.