Ka nisur protesta para Kryeministrisë, e thirrur pasditen e kësaj të shtune, nga “Shqipëria Bëhet”.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e thirrur nga Adriatik Lapaj, ndërsa ky i fundit prej vitit të kaluar ka nisur fillimisht i vetëm protestat para Kryeministrisë, ndërsa më pas i janë bashkuar edhe qytetarët.

Ndërkohë raportohet se protestës së sotme, i janë bashkuar edhe emigrantë të diasporës, të cilët kanë ardhur enkas për protestën dhe pritet të largohen sërish nga Shqipëria.