Shqipëria i ka nisur me këmbë të mbarë kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Kombëtarja fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Andorrës, në transfertë, me një gol të Ermir Lenjanit.
Mbrojtësi i majtë shënoi në fundin e pjesës së parë (41’), duke goditur bukur me të majtën brenda zonës, pas një asisti të Bares.
Në ndeshjet e tjera të grupit tonë, Anglia mposhti 5-0 San Marinon, ndërsa Hungari-Poloni përfundoi në barazim 3-3.





