Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ bëri me dije se Shqipëria ka nënshkruar paketën e plotë për blerjen e tre dronëve.
Sipas Ramës, dronët do të jenë dobiprurës dhe do të ndihmojnë për një sërë çështjesh si monitorimi i trafikut, ndjekjen e personave në kërkim apo dhe për të lufttuar kultivimin e lëndëve narkotike.
‘Përfaqësohet edhe trupat turke që kanë qenë aty për shumë vite. Më pas do të nisim të punojmë për dronët. Ne kemi nënshkruar apo do nënshkruajmë për paketën e plotë 3 dronët. Nuk jetojmë në kohë të sigurta. Ato do të jenë dobiprurëse për të mirën e ligjit në vend. Dronët do të na ndihmojmë që të monitorojmë trafikun do të na ndihmojnë të ndjekim personat e kërkuar. Do t’i shërbejnë edhe policisë. Do të monitorojnë tërësisht territorin dhe do të arrijnë kapacitete për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike. Ne do të sigurohemi që lufta që ka qenë dhe po vazhdon ende nga toka ku vijnë partnerët tanë. Luftës kundër ndërtimeve të paligjshme e shfrytëzimit të pronave në dëm të pronës publike të vazhdojë. Sërish dua të them se është e pamundur të falënderoj mjaftueshëm presidentin mikun tonë të dashur Erdogan dhe ministrin e mbrojtjes të cilët kane qenë të prirur që të na ndihmojnë.’- tha Rama.