Pas sulmit me armë në Universitetin Charles, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke deklaruar se Shqipëria e dënon sulmin, i cili i ka tronditur të gjithë.

Ndër të tjera ai shtoi se është pranë miqve çekë në këto kohë të vështira.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama në “X”.