Qeveria shqiptare ka shtuar një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”.

Sipas vendimit me anë të këtij fondi do të realizohet për prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës Covid-free.

Vendimi i Këshillit të Ministrave erdhi me propozim të Ministrisë së Turizmit, në prag të sezonit turistik dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta.