29 korrik 2015 –  Kazakistani inicioi krijimin e organizatës ndërkombëtare “Green Bridge”, bëri të ditur, të mërkurën, më 29 korrik 2015, në një konferencë shtypi Saltanat Rakhimbekova, presidente e bordit të koalicionit “Për një ekonomi “të gjelbër” dhe zhvillim “G-Global””. Detyra e organizatës do të jetë mbledhja e teknologjive dhe shpikjeve më të mira nga e gjithë bota për EXPO-2017 dhe realizimin e programit të partneritetit “Ura e gjelbër”. Qëllimi kryesor i programit është zhvillimi i partneritetit midis vendeve të Evropës, Azisë dhe Paqësorit në menaxhimin e rritjes ekonomike “të gjelbër” nëpërmjet transferimit të njohurive, inovacioneve dhe teknologjive. Pjesë e planit të organizatës është krijimi i një banke të inovacioneve të gjelbra.

Kartën e nënshkruan 14 vende: Kazakistani, Rusia, Kirgistani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Gjermania, Letonia, Mongolia, Mali i Zi, Bullgaria, Finlanda, Suedia, Hungaria dhe Shqipëria.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”