4dhjetor 2015 – Piratët e informatikës u goditën nga një operacion i përbashkët i zhvilluar njëkohësisht në 36 shtete. Policia e Shtetit bëri të ditur se Shqipëria ishte pjesë e operacionit “Dorkbot malware”, në bashkëpunim me EUROPOL dhe FBI-në.

Duke koordinuar veprimet nëpërmjet EUROPOL-it, në datë 3 dhjetor 2015 në orën 13:00, u bë ndërhyrja në të njëjtën kohë në 36 shtetet pjesmarrëse në këtë operacion, duke nxjerrë jashtë funksionit serverat, të cilat ishin objekt hetimi. Gjatë hetimeve janë ekzaminuar të dhënat e gjetura nga viruset “Dorkbot malëare” dhe janë identifikuar 1.427 ndërhyrje, me shtetas të prekur në 225 shtete në mbarë botën, si dhe 475.532 IP të infektuara nga këto viruse. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

/portali DurrësLajm/