Grupe të  vështira por jo të pamundura për Shqipërinë dhe Kosovën. Në shortin e hedhur në Dublin të Republikës së Irlandës për kualifikueset e Euro 2020, kuqezinjtë e Panuccit u shortuan në grupin H së bashku me Francën, Islandën Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën .

Një grup me 6 ekipe për Shqipërinë që do ta luajë kualifikimin me ekipe si Islanda e Turqia pasi Franca është e një tjetër niveli dhe është favoritja e madhe për vendin e parë. Kosova nga ana tjetër u shortua në një grup me 5 ekipe, pikërisht në grupin A me përfaqësuese të tilla si Anglia, Republika Çeke, Bullgaria e Mali i Zi.

Me përjashtim të Anglisë që është favoritja e madhe e grupit, dardanët mund të luajnë shanset e tyre për vendin e dytë me Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi që janë përfaqësuese deri diku të të njëjtit nivel me Kosovën.

Elimintoret e Euro 2020 do të nisin në mars të vitit 2019 dhe do të përfundojnë në nëntor të vitit të ardhshëm.