Qeveria shqiptarë ka dhënë 1 milionë euro ndihmë për familjet e prekura. Këtë gjë e ka bërë të ditur, kryeministri Edi Rama, i cili mbrëmjen e djeshme ishte pjesë e emisionit të madh sensibilizues, përmes lidhjes telefonike në rrjetin e unifikuar të të gjitha televizioneve turke.

“Nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia e Presidenti Erdogan bënë kur shqiptarët u goditën nga tërmeti tragjik i 2019-ës dhe kemi shumë dëshirë të japim edhe ne mbështetjen tonë për popullin turk”, tha Rama.

“Faleminderit që më telefonuat dhe më bëtë pjesë të kësaj shfaqjeje mbresëlënëse ndjeshmërie. Jam shumë i nderuar të sjell në ekranin tuaj zërin e ndjeshmërisë së Shqipërisë.

Shqipëria kaloi të hënën një ditë zie, me flamurin tonë në gjysmështize brenda vendit, si edhe në përfaqësitë tona kudo në botë, për të shprehur dhimbje për viktimat e solidaritet për këtë tragjedi. Ne kemi qenë sa më të shpejtë që mundëm në dërgimin e forcave të ushtrisë dhe të ekipeve të kërkim shpëtimit. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia e Presidenti Erdogan bënë kur shqiptarët u goditën nga tërmeti tragjik i 2019-ës dhe kemi shumë dëshirë të japim edhe ne mbështetjen tonë për popullin turk. Shpresojmë se familjet e prekura do ta kalojnë këtë falë bujarisë e solidaritetit fantastik të njerëzve tuaj, po edhe të të gjithë miqve tuaj nëpër botë.

Në emër të qytetarëve shqiptarë ne si Shqipëri do të dhurojmë 1 milionë euro. E dimë që nevojiten shumë e shumë më tepër, por jemi pranë jush dhe bëjmë aq sa mundemi”, tha Rama per tv turk.