DURRËS, 3 shtator 2014 – Qendra e të mësuarit sipërmarrës për Evropën Juglindore (SEECEL – South East European Centre for Entrepreneurial Learning) ka çelur sezonin e dytë të Training Needs Analysis, i cili konsiston në mbështetjen e sipërmarrjeve, si mjet për të rritur konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ekonomive rajonale, njofton Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Për të arritur këtë përparësi ekonomike, fusha kryesore është sistemi i trajnimit dhe arsimit, i cili luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kompetencave të kapitalit njerëzor.
Institucioni pilotues për ketë projekt është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe kohëzgjatja e këtij projektit është 3 muaj.
Metodologjia qe ndiqet për ketë projekt është: përfshirja e 300 pyetësorëve nga 19 faqe secili, ku aplikimi do të bëhet nëpërmjet sistemit online.
Ky pyetësor do të plotësohet në 8 vende të rajonit: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovine, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi.
Ky projekt ka mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





