Shqipëria po luan në transfertë ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6 të përballjeve në Grupin G kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Golat

44′ Shqipëria shënon golin e dytë. Armando Sadiku realizon një gol fantastik me një goditje mjaft të fortë nga jashtë zonës, pasi i bëri një kontrollim fantastik me gjoks topit. 

22′ Shqipëria kalon në avantazh me anë të Sadikut.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi janë duke kaluar një periudhë aspak pozitive teksa kanë regjistruar 5 humbje radhazi, një ecuri që nuk ndodhte prej 14 vitesh.

Sot, të rikthyer te skema 4-1-4-1 pas disa eksperimentesh të dështuara me 3-5-2, Shqipëria kërkon vetëm 3 pikët për të mbetur në garë për objektivin e vendit të tretë.