Shoqata ndërkombëtare për mbrojtjen e zogjve dhe natyrës “BirdLife International” ka botuar një raport që vlerëson përmasat e asgjësimit të zogjve në vendet e Mesdheut. Është hartuar një listë e 10 vendeve, që kryesojnë për këtë tregues. Në vend të parë është Egjipti, ku vriten 5,7 milionë zogj në vit. Përafërsisht po kaq zogj vriten nga gjuetia e paligjshme në Itali. Në vend të tretë është Siria me 3,9 milionë krerë. Në TOP-10 përfshihen edhe Greqia, Franca, Kroacia dhe Shqipëria.
Th.M





