1korrik 2015 – Nga data 19-27 qershor në Kosovë u mbajt minikampionati botëror për vendet në zhvillim për hendbollin, ku pjesë e këtij kompeticioni ishte edhe Shqipëria.Në këtë aktivitet morën pjesë 16 skuadra, duke përfshirë edhe vendin organizator, Kosova, e cila zuri vendin e tretë.

Vendi i parë u takoi Ishujve Faraoe. Shqipëria u rendit në vendin e 14-të dhe ka marrë fitoren e parë, diçka historike kjo, pasi mundi Armeninë 37-26. Kombëtarja jonë zhvilloi 6 takime, nga të cilët humbi 5 dhe fitoi vetëm 1. Ky aktivitet u mbajt në Prishtinë dhe Gjakovë, ku edhe interesimi nga ana e tifozërisë vendëse qe i kënaqshëm.Ekipi ynë u përfaqësua nga një delegacion prej 17 vetash, 14 prej të cilëve lojtarë, presidenti i FSHH-së, Nesim Jahollari, sekretari i Përgjithshëm Armand Çakalli, si dhe Shpëtim Lamçe.