Renditja botërore për muajin dhjetor të vitit 2012 nuk sjell asnjë ndryshim për Kombëtaren shqiptare. Në klasifikimin mujor të FIFA-s, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi ruajnë vendin e 63-të, kjo dhe për faktin se në muajin e fundit të vitit të kaluar nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje. Por, nëse kuqezinjtë nuk kanë luajtur nga vendi, nuk ka ndodhur e njëjta gjë për disa nga skuadrat e grupit E, për kualifikueset e Kampionatit Botëror, grup në të cilin është edhe Shqipëria.
Kështu, Zvicra, skuadra më e mirë e grupit, ka lëvizur një pozicion në renditje, duke ndërruar vend me Bregun e Fildishtë. Helvetët kanë zbritur nga vendi i 13-të në të 14-n, kjo për faktin se afrikanët kanë qenë aktivë me miqësore gjatë kësaj periudhe. Nuk ka lëvizur nga pozicioni i 26-të Norvegjia, ndërsa zbritje në klasifikim pëson Sllovenia, plot 14 pozicione, duke u renditur në vendin e 49-të. Por, nëse skuadrat kryesore të grupit kanë pësuar rënie, nuk ndodh kështu me Islandën, që rikuperon një pozicion në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 96-të. Plot 20 pozicione ka humbur Qipro, duke rrëshqitur shumë poshtë, në vendin e 127-të. Ndërkohë, në ndeshjen e vet të tretë e të fundit në turneun miqësor në Romë, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë U19 ka fituar me Greqinë me rezultatin e pastër 2-0. Golat u shënuan nga Ymeraj dhe një autogol i Vasilidis.
Inter këmbëngul për Samir Ujkanin
Ndoshta kjo e fundit do të ishte pista e duhur. Për Samir Ujkanin janë rritur admiruesit dhe në lojë ka hyrë edhe Torino. Skuadra me më pak emër e Toskanës është e shqetësuar për të ardhmen e portierit Zhile, pasi ky është i përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve kur ishte te Bari, ndërsa i mbetet vetëm i riu Gomis. Interi po ashtu mendon seriozisht, dhe orët e fundit u theksua se fanellën zikaltër do ta veshin ose Karrizo, ose Ujkani. Stramaçoni konsideron prioritet portierin e Lacios, për të cilin duhet të paguajë 800 000 euro, por shqiptari nga Kosova shihet si alternativë e shkëlqyer për të.