TIRANË, 17 korrik 2013 – Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo ditë në Evropë, si pasojë e dhunës, vdesin rreth 40 të rinj të moshës 10 deri 29 vjeç (më shumë se 15 mijë veta në vit).

Niveli më i lartë i vdekjeve të tilla është regjistruar në Rusi: 15,85 për 100 mijë banorë.

Në vendin e dytë në këtë listë është Shqipëria me 11.2 vdekje për 100 mijë banorë.

Kazakistani zë vendin e tretë me 10.66 vdekje për 100 mijë banorë.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/