Shqipëria e vajzave fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen miqësore kundër  Rumanisë. 

Golat e realizuar nga Valentina Troka dhe Megi Doçi vendosën takimin e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Eugen Popescu” në Rumani.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima e nisën në sulm dhe Valentina Troka kaloi në avantazh skuadrën që në minutën e 9-të. 

Rumania barazoi rezultatin me Cristina Carp në minutën e 43-të dhe pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1. 

Fraksioni i dytë nis ndryshe, trajneri Grima bën disa zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtaret Florentina Kuqi, Rreze Gashi, Mikaela Metalla dhe Kristina Hoxhaj.

Goli i fitores erdhi në minutat shtesë, në të 93-të saktësisht dhe u realizua nga kapitenia Megi Doçi.

Me fitoren 1-2 mbyllet kjo ndeshje miqësore si edhe grumbullimi 8-ditor i kombëtares së vajzave.

Ky grumbullim i shërbeu stafit kuqezi të shohë gjendjen fizike të vajzave si edhe të testojë lojtaret e afruara në skuadër.Formacioni titullar i ndeshjes ishte ky: Rexhepi (GK), Doçi (c), Elezaj, Franja, Curraj, Krasniqi, Troka, Dedaj, Hila, Berisha, Tukaj.