TIRANE, 25 gusht 2013 – “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër", koferencë e parashikuar të mbahet në datat 26 dhe 27 gusht sipas kreut të PS-së, njëherësh kryeministrit të zgjedhur Edi Rama ka mbledhur arkitektë dhe planifikues me famë botërore të cilët po vizitojnë godina publike në Tiranë dhe jashtë saj.
“Arkitektë e planifikues urbanë të shquar botërisht po zhvillojnë një vizitë studimore dy ditore në hapësira e godina publike në Tiranë e jashtë saj, përpara konferencës "Shqipëria e Gjeneratës Tjetër" që mbahet në hotel Sheraton nesër e pasnesër. Dita e parë do t'i kushtohet territorit dhe e dyta ekonomisë, ku do marrin pjesë ekonomistë, financierë, menaxherë të shquar me eksperiencë e njohje ndërkombëtare”, bën me dije Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook”.
Partia Socialiste pritet të zhvillojë më 26 dhe 27 një konferencë me me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re", që sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të kësaj partie, do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm.
Synimi i kësaj konferencë, sipas PS është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria





