Një gol i Taulant Xhakës nga jashtë zonës së rreptësisë i ka dhënë fitoren e parë në Ligën e Kombeve djemve të Christian Panuccit.

Mbrëmjen e së premtes, Shqipëria mundi 1 – 0 në “Elbasan Arena” Izraelin.

Pas një pjese të parë me raste, por që u mbyll në paqe, Jahmir Hyka assistoi në minutën e 55-të Taulant Xhakën, i cili me një gjuajtje të fortë mposhti portierin e Izraelit.

Më datë 10 shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, kësaj radhe në transfertë me Skocinë.