Itali, 17 qershor 2014 – Roja e Financës në Brindizi vuri nën sekuestro një kamion dhe ngarkesën e tij me mbeturina plastike. Kamioni sapo kishte zbarkuar nga trageti i linjës Vlorë – Brindizi. Shoferi shqiptar i kamionit u padit, bashkë me përfaqësuesin ligjor të firmës italiane, që priste mallin.
Në kamion gjendeshin 16 ton materiale (mbeturina) plastike, të pashoqëruara me dokumentacionin e duhur për të mundësuar hyrjen e një ngarkese të tillë në vendet e Komunitetit Evropian si Italia. Firma pritëse e mallit ishte në veri të Italisë. Trafikantët zgjodhën Portin e Brindizit si pikë hyrëse në Itali, sepse shpresonin, që në këtë port kontrolli do të ishte më pak i rreptë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





