Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emetimin e Eurobondit 650 milionë euro me afat 10-vjeçar për Shqipërinë Në një reagim në rrjete sociale Rama thotë se ky është emetimi më i suksesshëm i bërë ndonjëherë.
Rama shton më tej se ky mbulim është më i larti i regjistruar në vendet e Europës qendrore dhe lindore që nga tetori 2024. Ai thotë se kjo sipas tij tregon se të gjithë po i besojnë ekonomisë dhe financës së Shqipërisë.
Reagimi i Ramës:
Përshëndetje jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukses procesi Eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë këtë me opinionin publik. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket 3 gjërave
Së pari interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë. Madje gjatë ditës oferta vajti në 5.7 herë më shumë se sa nevoja jonë. Gjë që bëri të ulim normën e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim më i larti i regjistruar në vendet e Europës qendrore dhe lindore që nga tetori 2024
Së dyti numri më i lartë i investitorëve me 159 të tillë të interesuarit.
Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë se sa për vendet si Serbia dhe Rumania për obligacionet 10 vjeçare.
Në thelb ka vetëm një fjalë që i thotë të gjitha besim të Shqipëri, te ekonomia dhe te financat e Shqipërisë.