E ngarkuara me punë e amabasadës amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn ka deklaruae se ankorimi i anijes amerikane “Mount Whitney” në Porto Romano përfaqëson jo vetëm një vizitë simbolike, por një hap konkret drejt modernizimit ushtarak të vendit.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo thekson se Shtetet e Bashkuara mirëpresin plotësisht dhe nxisin zhvillimin e një baze detare në Shqipëri me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella pikërisht këtu në Porto Romano. 

Anija e SHBA “Mount Whitney” – Anija e Komandës së Flotës së 6-të – që ankorohet këtu në Porto Romano simbolizon fazën e radhës të modernizimit ushtarak të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mirëpresin plotësisht dhe nxisin zhvillimin e një baze detare në Shqipëri me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella pikërisht këtu në Porto Romano. Investimi i Shqipërisë në përforcimin e Porto Romanos do t’i tregojë rajonit – dhe të gjithë Europës – aftësinë e Shqipërisë për të qenë një drejtuese e vërtetë në Aleancën e NATO-s.