Kombëtarja shqiptare fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s për këtë muaj.Fitorja 3-0 në fushën e Izraelit në eliminatoret e Botërorit të vitit pati shumë ndikim në ngjitjen e shkallëve të klasifikimit nga ana e kuqezinjve, që tani janë në vendin e 63, me 544 pikë. Ajo që ka humbur ndjeshëm në renditjen e këtij muaji është skuadra e Kosovës, që pas disfatës me Turqinë ka zbritur në vendin e 177. Përsa u përket skuadrave që janë në grupin tonë kualifikues, Spanja është në vendin e 11, ndërsa Italia edhe këtë radhë pozicionohet e 12. Izraeli ka humbur 15 pozicione duke u renditur i 70, ndërsa Maqedonia është ngjitur në e vendin e 134. Përsa i përket kreut të renditjes së FIFA-s, edhe ajo ka pësuar ndryshime pasi tani në vendin e parë është Gjermania, që ndiqet nga Brazili dhe Argjentina në vendin e dytë dhe të tretë.
Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese
A mund të arrijnë çmimet e naftës 200 dollarë për fuçi siç pretendon Irani?
Aksionet antidrogë në Shkodër “përplasin” policinë me OSHEE-në për shtëpitë e barit
Aktorja e njohur që ka ‘mbetur’ në të 20-tat edhe pse në moshën 56-vjeçare, ja cili është sekreti i ‘freskisë’ së saj





