Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka regjistruar fitore në miqësoren e dytë të zhvilluar brenda këtij muaji. Djemtë e De Biazit arrijnë të mposhtin Luksemburgun vendas me rezultatin 0-2  falë dyshes Sadiku- Cikalleshi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat e bardha 0-0, ndërkohë në të dytën është sulmuesi elbasanas i sapo futur në lojë që i jep avantazhin skuadrës. 12 minuta më pas Cikalleshi arrin të gjejë rrjetën duke çuar shifrat në 0-2. Ky është goli i dytë i kavajasit me fanellën kuqezi.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë luajnë më fort dhe shfaqën më të rrezikshëm në zonën e pritësve, të cilët luajnë me një lojtar më pak.  Pavarësisht disavantazhit, Luksemburgu tenton të gjejë golin por nuk ja del.

 

Në këtë takim De Biazi eksperimenton duke hedhur në fushë disa lojtarë, përfshirë dhe talentin Rashica, i cili debuton me Kombëtaren e madhe.