Shqiptarët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi pamjes fizike, dhe për një pjesë të mirë, kjo po realizohet përmes përdorimit të suplementeve ushqimore. Sipas të dhënave nga Applied Nutrition, një markë e njohur në fushën e ushqimit sportiv, gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, importet drejt Shqipërisë janë rritur me 39%, tejkalim i ndjeshëm i pritshmërive.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se disa të rinj konsumojnë suplemente pa kriter, çka mund të shkaktojë probleme për organizmin e tyre.

Nga ana tjetër, një studim i publikuar në “Archives of Public Health” tregon kontrastin: 69% e popullsisë shqiptare mbi 18 vjeç nuk angazhohet në asnjë aktivitet fizik. Konkretisht, 64% e burrave dhe 71% e grave qëndrojnë pasivë.