Kulla , malësorë me qeleshe e me pushkë, lumenj që rrjedhin natyrshëm, priftërinj e kisha, vende e kohë të shumë viteve më parë , që sot nuk i njohim më.
Shqiptarët shfaqen të harruar e të varfër, në luftë për mbijetesë në vitin 1903.
Mirdita , Gjakova, Prizreni, Tropoja, Dibra, peizazhe të mbuluara me tjegulla, burra malësorë me mustaqe, Shqipëria tradicionale, larg Europës e modernizimit.
Albanologu, Robert Elsie ka rënë në gurmët e një koleksioni të rrallë fotografish të shkrepura në Shqipërinë e Veriut në vitet 1903-1908.
Më shumë se një shekull më parë eksploruesi dhe udhë përshkruesi austro-hungarez, Karl Shtajnmec, inxhinier nga profesioni do të udhëtonte në vendin tonë.
Elise shënon se pas një vizite të gjatë në amerikën e jugut, ai udhëtoi disa herë në Perandorinë Osmane , para se të futej në pjesën më të panjohur dhe të egër të saj, Malësia e Shqipërisë së Veriut.
“Në vapën e gushtit 1903, Shtajnmeci u nis nga Shkodra nëpërmjet maleve të veriut për në Gjakovë dhe Prizren. Pas vajtjes në shkup në shtator të atij viti , ai u kthye menjëherë në Shqipëri me një avullore nga Selaniku për në Shëngjin , për të ndërrmarrë një udhëtim të dytë dy javor në Mirditë dhe në luginën e Dinit”- citohet në “GSH” Elise.
Sipas Elisesë Shtajnmeci udhëtoi në Shkrel, Theth, Shalë dhe Mertur për në Gjakovë, duke qenë se malësorët e penguan të vazhdonte për në Guci.
Ndërkaq udhëtimi i tretë në vitin 1908 e çoi në Mat dhe në Luginën e drinit të Zi, pra në krahinën e Dibrës.
Udhtimet e e Shtajnmecit janë përshkruar në tre librat e tij , ai dinte shqip dhe konsiderohej si ndër njohësit më të mirë të Shqipërisë së Veriut gjatë asaj kohe sëbashku me Franc Nopça dhe Edit Durham.





