Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka njoftoi sot se vendi ynë do të rrisë nivelin e përfaqësimit në Kiev, duke hapur ambasadë në Ukrainë.

Në kuadër të 30-vjetorit të marrdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, Olta Xhaçka tha se Shqipëria është krenare që qendron pranë Ukrainës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ministrja rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë.