Këshilli i Ministrave ka vendosur gjatë mbledhjes së të enjtes hapjen e Ambasadës shqiptare në Sarajevë, në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Mësohet se shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
Vendimi i qeverisë:
V E N D O S I:
Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.